Fluturimet në aeroportin e Catania-s pezullohen për shkak të hirit nga Etna

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 11:38 | Bota

Fluturimet në aeroportin e Catania-s pezullohen për shkak të

Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna dhe emetimit të hirit vullkanik në atmosferë, autoritetet vendase në Sicili urdhëruan mbylljen e aeroportit të Catania-s. Pista është e papërdorshme për shkak të një rënie të bollshme të hirit vullkanik dhe për këtë arsye si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar. Operacionet e fluturimit do të rifillojnë pasi hiri vullkanik të jetë hequr nga pista e aeroportit.

Kryetari i bashkisë së Catania-s, Enrico Trantino, ka nxjerrë një urdhëresë me të cilën ndalon, për 48 orët e ardhshme, qarkullimin e mjeteve me dy rrota dhe kufizon lëvizjen e automjeteve. deri në një shpejtësi maksimale prej 30 km/h. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos