
Marina e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka falenderuar kapitenët dhe pronarët e anijeve në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit për bashkëpunimin me rregullat e reja iraniane për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, përcjell A2CNN.
“Me kërcënimet e agresorit të neutralizuara dhe me protokolle të reja në fuqi, kalimi i sigurt dhe i qëndrueshëm nëpër SOH [Ngushtica e Hormuzit] do të sigurohet,” thuhet në deklaratën e IRGC në X.
IRGC së fundmi ka përcaktuar udhëzime për kalimin e sigurt të anijeve “të pafajshme” nëpër ngushticë dhe ka paralajmëruar se do të bllokojë anijet që transportojnë armë dhe municione të destinuara për forcat ushtarake amerikane në rajon. (A2 Televizion)