Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Trump: Shumë e rrezikshme nëse do mbështeste sulmet e Ukrainës kundër Moskës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 21:33 | Bota

Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Trump: Shumë e rrezikshme

Një ish-këshilltar i Presidentit Vladimir Putin tha se do të ishte “shumë e rrezikshme” nëse Donald Trump do të mbështeste sulmet e Ukrainës kundër Moskës ose Shën Petersburgut.

Sipas mediave të huaja, duke folur me prezantuesin kryesor të Sky News, Mark Austin, pasi presidenti amerikan tha se do t’i shiste armë NATO-s për t’ia dhënë Ukrainës, Sergei Markov tha se Trump po i jepte armët me kusht që ato të mos përdoreshin në sulmet ndaj Moskës.

Ai tha se ishte “e qartë se Donald Trump po ndalonte mundësinë e një lufte bërthamore midis dy superfuqive”.

Më parë, Financial Times raportoi se Trump e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse Kievi mund ta sulmonte Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi, shkruan A2 CNN.

I pyetur nëse mendonte se do të kishte një armëpushim së shpejti, Markov tha se vetëm nëse ushtria ruse ka sukses, do të ndodhë një armëpushim.

Ai tha se Rusia mbështet një armëpushim, por vetëm nëse ai përfshin premtime nga qeveritë britanike dhe franceze për të mos dërguar trupa në territorin ukrainas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos