Ish-këshilltari John Bolton: Donald Trump po manipulohet nga Putin për luftën në Ukrainë

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 21:40 | Bota

Ish-këshilltari John Bolton: Donald Trump po manipulohet nga Putin për

Donald Trump “nuk bën plane” dhe kjo nuk do të jetë ndryshe edhe teksa ai përpiqet të negociojë paqen në Ukrainë, ka thënë ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton.

"Ajo që ne po shohim tani është se Vladimir Putin manovron për të arritur në pikën ku ai do të ketë një bisedë telefonike ‘kokë më kokë’ me Trump," tha ai, shkruajnë mediat e huaja.

I pyetur nëse ai mendon se presidenti i Rusisë po manipulon Trump, Bolton tha: “Unë mendoj se po”.

“Nëse shikoni qëndrimin amerikan për luftën, e vetmja keqardhje në Kremlin është se ata nuk kërkuan më shumë”, tha ai më tej.

Bolton shtoi se po e lënë Volodymyr Zelenskyn në një "pozicion të vështirë" që SHBA të negociojë me të dhe më pas të negociojë veçmas me Rusinë, shkruan A2 CNN.

Por i pyetur nëse Trump mund të fshehë një plan për të cilin të gjithë nuk jemi në dijeni ndërsa ai përpiqet të sigurojë paqen, Bolton tha: “Jo, sigurisht që jo”.

"Ai nuk bën plane. Ai mendon se marrëdhëniet midis shteteve janë ekuivalenti i vërtetë i marrëdhënieve personale midis liderëve", shtoi Bolton.

Bolton shtoi se ndërsa Trump po pret me padurim telefonatën e tij me Putinin, ai shpjegoi se "kjo nuk është pikëpamja e Putinit" dhe se presidenti rus e sheh Trumpin si një "preh të lehtë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos