Ish-Presidenti i Brazilit shtrohet në spital

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 23:56 | Bota

Ish-Presidenti i Brazilit shtrohet në spital

Ish-Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në spital.

Ai i është nënshtruar një operacioni për hernie. Operacioni mësohet se ka përfunduar me sukses dhe pa ndërlikime.

Bolsonaro është përballur me probleme serioze shëndetësore që nga viti 2018, kur u godit me thikë në bark gjatë fushatës së tij zgjedhore, gjë që çoi në një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale, shkruan A2.

Ai u diagnostikua gjithashtu së fundmi me kancer të lëkurës. 

Mjekët brazilianë njoftojnë se shtrimi i tij në spital do të zgjasë edhe pesë deri në shtatë ditë të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos