SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 12:47 | Bota

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës

Një avion luftarak Lockheed Martin F-35 u rrëzua pranë Stacionit Ajror Detar të SHBA-së në Lemoore në Kaliforninë qendrore.

Marina Amerikane njoftoi se piloti u nxor me sukses nga avioni dhe është shëndoshë e mirë.

“Nuk pati viktima midis personelit ushtarak", sipas një njoftimi për shtyp nga baza.

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës

Po ashtu nuk u publikuan detaje rreth aksidentit, shkaku i të cilit është nën hetim.

Prodhuesi i avionëve F-35 nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment pas rrëzimit të luftarakut amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos