Izraeli: 8 pengjet që do të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit janë të vdekur

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 17:26 | Bota

Izraeli: 8 pengjet që do të liroheshin në fazën e parë

Izraeli ka konfirmuar raportet e mëparshme se tetë nga pengjet që do të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit janë të vdekur.

Sipas mediave të huaja, një gjë të tillë e thanë më herët edhe zyrtarët e Hamasit. Kjo do të thotë se 18 pengje të tjerë të gjallë do të lirohen në fazën fillestare të armëpushimit, së bashku me trupat e të vdekurve, shkruan A2 CNN.

Në një konferencë për shtyp këtë pasdite, zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer tha: "Unë mund të konfirmoj se Izraeli ka marrë, nga organizata terroriste Hamas, një listë që përfshin statusin e të gjithë 33 pengjeve që do të lirohen në këtë fazë të parë”.

“Lista nga Hamasi përputhet me inteligjencën e Izraelit”, shtoi ai më tej.

"Kështu që unë mund të ndaj me ju se 25 nga pengjet tanë janë gjallë dhe tetë janë vrarë nga Hamasi", tha Mencer.

Ai gjithashtu bëri publike trajtimet që sipas tij pengjet ishin përballur në duart e Hamasit, duke shtuar se ata përballeshin me një rrugë komplekse drejt ‘shërimit’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos