Izraeli ka njoftuar se do të lejojë hyrjen e sasive të kufizuara të ushqimeve në Gaza, duke i dhënë kështu fund një bllokade 11 javore, e cila ka përkeqësuar ndjeshëm situatën humanitare në enklavë.
Në një deklaratë, zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare tha se ishte kontaktuar nga autoritetet izraelite për të rinisur dërgimin e ndihmave të kufizuara.
Sipas mediave Palestineze 50 kamionë më miell, vaj gatimi dhe perime do të lejohen fillimisht në territorin bregdetar, ndërsa media izraelite raportojnë se 9 kamionë me ushqime për fëmijët do të hyjnë gjatë orëve në vazhdim.
Izraeli është përballur me presion ndërkombëtar në rritje lidhur me bllokadën ndaj ndihmave humanitare të vendosur në mars, pak pas prishjes së armëpushimit 2 mujor.
Me mijëra njerëz po vuajnë urinë, si pasojë e këtij vendimi. Ndërkohë në një video të postuar në llogarinë e tij në Telegram, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi se Izraeli do të marrë kontrollin e të gjithë Gazës dhe do të pengojë Hamasin të plaçkiste ndihmat që hyjnë në territor.
Banorëve në Khan Junis dhe rrethina të afërta u është thënë të evakuohen në prag të një ofensive të re Izraelite. (A2 Televizion)