Sulm me thikë në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 14:08 | Bota

Sulm me thikë në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi dyshohet se sulmoi oficerët me thikë, duke shkaktuar terror midis turistëve që iknin me vrap për të shpëtuar.

Incidenti filloi kur i riu, i cili u përpoq të hipte në një avion që fluturonte për në atdheun e tij me një biletë të datës tjetër, u përpoq të kalonte me forcë kontrollin e sigurisë.

Kur thika në çantën e tij aktivizoi detektorin e metaleve, ai u përpoq të arratisej, ndërsa një shofer taksie, i cili dyshohet se ishte sulmuar prej tij më parë, njoftoi policinë duke bërtitur për ndihmë.

18-vjeçari u qëllua pesë herë, me një nga plumbat që i preku qafën, duke çuar në vdekjen e tij të menjëhershme në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës që nxituan në aeroport.

Policia u përpoq ta imobilizonte, ndërsa videoja nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur autori i krimit është shtrirë në rrugë.

Incidenti po hetohet nga një gjykatë në qytetin e Telde, me autoritetet që po mbledhin video nga kamerat e aeroportit në një përpjekje për të përcaktuar nëse ka pasur një tejkalim në përdorimin e forcës vdekjeprurëse.

Ibon Dominguez, zëdhënës i sindikatës së policisë Jupol, e përshkroi reagimin e oficerëve si "në përputhje me rregullat", duke theksuar se autori i krimit "mund të kishte vrarë lehtësisht një nga oficerët".

Sulm me thikë në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret

Autoritetet ende nuk e kanë zbuluar identitetin e të ndjerit dhe as nuk kanë konfirmuar nëse i riu kishte probleme me shëndetin mendor.

Aeroporti i Gran Canaria-s, një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Spanjë me pothuajse 14 milionë pasagjerë në vit, është i njohur për shkallën e ulët të krimit, duke e bërë incidentin veçanërisht të rrallë dhe shqetësues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos