
Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës, duke goditur objektiva të Hamasit, përfshirë edhe udhëheqësin e grupit, Izz al-Din Haddad.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz.
Ushtria izraelite bëri të ditur se operacionet kanë pasur në shënjestër struktura të Hamasit dhe paralajmëroi se sulmet do të vijojnë deri në “eliminimin e plotë të terroristëve”. (A2 Televizion)