"Nuk kemi kohë për zvarritje”, Izraeli përgatitet të futet në Rafah

Nga Erjon Dervishi
27 Prill 2024, 17:35 | Bota

"Nuk kemi kohë për zvarritje”, Izraeli përgatitet

Rafah po përjeton momentet e fundit të qetësisë përpara ofensivës izraelite. Kështu shprehen burime zyrtare për mediat e Izraelit, citon CNN. Deklaratat janë dhënë pas përfundimit të bisedimeve midis delegacionit egjiptian dhe Tel-Avivit.

Edhe pse negociatat kanë përfunduar me një frymë pozitive, duket se Izraeli nuk do të ndalet nga shkatërrimi i të vetmes zonë që besohet të jetë streha e fundit e militantëve të Hamasit. Izraeli u ka bërë të qartë egjiptianëve se Tel-AVIVI nuk do të humbasë më kohë apo të zvarritet në parandalimin e operacionit ushtarak në Rafah, citohet të ketë thënë një zyrtar izraelit për mediat e shtetit hebre. 

E ndërsa bisedimet zvarriten, numri i të vdekurve në Gaza vazhdon të rritet dhe familjet e pengjeve në Izrael janë më shumë se të dëshpëruara për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi. Katari, një ndërmjetës kyç, këtë javë vuri në dyshim seriozitetin e Izraelit dhe Hamasit për të arritur një marrëveshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos