Izraeli i bindet ultimatumit të Trump: Nuk do ta sulmojmë më Iranin

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 14:51 | Bota

Izraeli i bindet ultimatumit të Trump: Nuk do ta sulmojmë më

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut ka konfirmuar se Izraeli goditi një rrjet radarësh pranë Teheranit në përgjigje të "shkeljeve" të armëpushimit nga Irani.

Sipas mediave të huaja, thuhet se Irani qëlloi një raketë drejt Izraelit në orën 7:06 të mëngjesit sipas orës lokale (5:06 të mëngjesit sipas orës së Mbretërisë së Bashkuar) dhe dy të tjera në orën 10:25 të mëngjesit, pasi armëpushimi kishte hyrë në fuqi.

Po ashtu thuhet se pas një telefonate me Presidentin Donald Trump, ushtria izraelite "u përmbaajt nga sulme të mëtejshme".

Në telefonatë, Trump "shprehu vlerësimin e tij të jashtëzakonshëm për Izraelin" i cili kishte "arritur të gjitha qëllimet e tij të luftës".

Ai shprehu gjithashtu besimin e tij në vijimësinë e armëpushimit, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos