Izraeli nis ofensivë të re në Gaza! 115 viktima në 24 orët e fundit, OKB: Përshkallëzimi përbën spastrim etnik

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 08:32 | Bota

Izraeli nis ofensivë të re në Gaza! 115 viktima në 24

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulme në shkallë të gjerë dhe ka mobilizuar trupa për të marrë kontrollin e zonave në Rripin e Gazës, si pjesë e përgatitjeve të saj për Operacionin "Qerret e Gideonit" dhe zgjerimin e fushatës së saj në Rrip.

Sipas një zëdhënësi të IDF-së, operacioni synon të arrijë të gjitha objektivat e luftës në Gaza, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se bombardimi i Gazës nga IDF është "një hap i fundit para operacionit të plotë dhe një paralajmërim për Hamasin: një shans i fundit për të arritur një marrëveshje para një zgjerimi dramatik të luftimeve, përcjell A2 CNN.

Sipas burimeve të mediave të huaja, sulmi synon të “ndërhyjë në zonë para se të hyjnë trupat” dhe do të vazhdojë në orët e ardhshme. Operacioni i cili synon të mposhtë Hamasin në Gaza dhe të lirojë pengjet, u miratua nga kabineti izraelit i sigurisë politike në fillim të majit, në përputhje me planet e hartuara nga shefi i shtabit.

Të paktën 115 palestinezë janë vrarë që nga agimi i djeshëm pas sulmeve nga ushtria izraelite (IDF) në Rripin e Gazës, raportoi Al Jazeera një ditë pas fillimit të një ofensive të re me bastisje në shkallë të gjerë në territor mbrëmë. Sipas stacionit televiziv, të paktën 370 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga e diela e kaluar, shkruan A2 CNN.

Thirrjet ndërkombëtare për të ndaluar bombardimet dhe për të rifilluar ndihmën humanitare janë të kota. Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën me bastisje që vetëm në 24 orët e fundit kanë shkaktuar 90 vdekje në Rrip, si pjesë e një përshkallëzimi të ofensivës hebraike që ka grumbulluar qindra vdekje ditët e fundit, duke tejkaluar numrin tragjik të mbi 53,000 viktimave që nga fillimi i luftës, sipas llogaritjeve të Hamasit, raporton A2 CNN.

Ndërsa rritet alarmi për krizën humanitare në enklavën ku për më shumë se dy muaj Izraeli ka vendosur një bllokadë të ndihmës humanitare që po e detyron popullsinë palestineze të vdesë urie. Aq shumë saqë edhe aleati i fortë i shtetit hebre, Donald Trump, donte të ndërhynte.

"Shumë njerëz po vdesin nga uria. Ne po e mbajmë nën vëzhgim Gazën. Dhe do ta trajtojmë këtë çështje", pranoi manjati nga Abu Dhabi, ndalesa e fundit e turit të tij në Gjirin Persik, që nuk përfshinte një ndalesë nga miku i tij Izraeli.

Edhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, e quajti atë "një shtytje drejt ndryshimit të përhershëm demografik në Gaza, i cili shkel ligjin ndërkombëtar dhe përbën spastrim etnik".

Izraeli e ka justifikuar vendimin e tij për të ndërprerë ndihmën për Gazën duke kërkuar ta detyrojë Hamasin të bëjë lëshime, ndërsa dhjetëra pengje izraelite mbeten në duart e militantëve në Rrip.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos