Izraeli kërcënon Huthit: Do t’i eliminojmë udhëheqësit tuaj siç bëmë me Hamasin e Hezbollahun

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 20:48 | Bota

Izraeli kërcënon Huthit: Do t’i eliminojmë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër udhëheqësit të rebelëve Huthi, Abdul-Malik al-Houthi, duke theksuar se ai dhe organizata e tij do të përballen me hakmarrje të ashpër nëse vazhdojnë të qëllojnë me raketa drejt Izraelit.

"Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) goditën dhe shkaktuan dëme serioze në portet jemenase nën kontrollin e organizatës terroriste Huthi. Aeroporti i Sanaas gjithashtu mbetet i dëmtuar", tha Katz në një postim në platformën ‘X’, duke konfirmuar përshkallëzimin e operacioneve kundër rebelëve pro-iranianë.

Katz paralajmëroi se Jerusalemi nuk do të hezitojë të sulmojë udhëheqësit e Huthit, ashtu siç bëri me Mohammed Deif dhe Yahya Sinwar në Gaza, Hassan Nasrallah në Bejrut dhe Ismail Haniyeh në Teheran.

"Ne do ta ndjekim dhe eliminojmë Abdul-Malik al-Houthi në Jemen. Ne do ta mbrojmë veten me forcën tonë kundër çdo armiku", theksoi Katz, duke e bërë të qartë se Izraeli është i vendosur të pengojë çdo kërcënim me çdo mjet në dispozicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos