Izraeli nuk ndal bombardimet, vijon zhvendosja e popullsisë, sistemi shëndetësor në kolaps

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 10:32 | Bota

Qindra qytetarë u drejtuan në jug të Rripit të Gazës, duke ju ikur sulmeve të vazhdueshme izraelite në veri të enklavës. Kryefamiljari Ahmedal-Kahlout tha se dhuna, mungesa e ushqimit, ujit dhe ilaçeve e kishin detyruara të të ikte me familjen e tij, pavarësisht se po përballej me të njëjtat mungesa në jug.

Fëmijët nuk flenë, vajza ime zgjohet shpesh duke qarë, unë e ngushëlloj atë dhe ngushëlloj të moshuarit. Kjo nuk është një mënyrë për të jetuar. Bota arabe na ka zhgënjyer, na kanë dërguar ndihma, çfarë duhet të bëj unë me këtë ndihmë, nuk shkon në Gaza. Çfarë do të bëjmë me këto ndihma, pse nuk vini të na ndihmoni të na çlironi nga pushtimi që po na bombardon majtas e djathtas. Ata nuk bëjnë dallim mes civilëve apo militantëve, kushdo që do t'u dalë përpara do të vritet, askush nuk do të mbetet i gjallë.

Asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza. Djali im u plagos dhe nuk kishte asnjë spital ku mund ta çoja që të mund të bënte qepje. Nuk ka ujë, nuk ka as ujë të kripur me të cilin mundtë lajmë duart. Nuk ka ujë për abdes, ka trupa që mbushin rrugët e Gazës dhe ka ende njerëz atje që shpresojnë se gjithçka do të zgjidhet së shpejti. Por vetëm Zoti e di nëse do të zgjidhet, nëse do të jetojnë apo do të vdesin. Ne u detyruam të largoheshim, nuk varet nga ne. E gjithë bota na ka zhgënjyer, bota progresive që mburret me të drejtat e njeriut na ka zhgënjyer.

AHMED EL-KAHLOUT – PALESTINEZ I ZHVENDOSUR

Ne fillimisht e lamë Teukamin në mes të Gazës, dhe tani kemi ardhur në jug, dhe gjatë gjithë udhëtimit tonë pamë vdekjen, frikën dhe pjesa më e rrezikshme ishte kur po largoheshim nga çifutët, ata na ndaluan dhe na thanë për të vënë duart në ajër. Ata morën disa burra që ishin me ne. Ne e pamë vdekjen me sytë tanë, kudo kishim frikë."

"Unë jam 59 vjeç dhe kurrë nuk do ta kisha menduar... e padëgjueshme... Situata tani nuk ka ndodhur kurrë, as në të kaluarën, as në të gjitha luftërat e tjera të mëparshme. Nuk ka ndodhur kurrë. Vdekje masive, shpërngulje dhe uri.  Ne kemi lënë shtëpitë dhe gjërat tona, vetëm për të ikur për jetët tona dhe fëmijët tanë."

MARIAM AL-BORNO – PALESTINEZE  E ZHVENDOSUR

Gjatë ditëve të fundit më shumë se 100,000 banorë janë larguar nga jugu, tha të shtunën zëdhënësi kryesor ushtarak Daniel Hagari. Zyrtarët palestinezë thanë të premten se 11,078 banorë të Gazës janë vrarë nga sulmet ajorore, rreth 40% e tyre fëmijë. Dhe sulmet vijojnë teksa palestinezët nxitojnë drejt spitalit Nasser, një prej spitaleve që vijon të funksionojë ndonëse në kushte shumë të vështira.

Situata është edhe më e vështirë pas sulmit mbi spitalin më të madh Al- Shifa. Një prej mjekëve tha se nuk ka më sistem shëndetësor. Çfarë po bëhet është prej iniciativës vullnetare të mjekëve të vendosur të mos i braktisin pacientët e tyre. Edhe ata po humbin shpresën teksa lënë shënime të tilla si "kushdo që të mbetet e fundit le të tregojë se bëmë çfarë mundëm dhe të na kujtojnë’’.

Në këto kushtet Organizata e doktorëve pa kufij po bën thirrje të për armëpushim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos