Netanyahu i drejtohet SHBA-së: Lufta e Gazës është edhe e juaja

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 09:23 | Bota

Netanyahu i drejtohet SHBA-së: Lufta e Gazës është edhe e

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se amerikanët duhet ta konsiderojnë luftën që ai shpalli kundër Hamasit "të tyren". Në një intervistë në CNN, Netanyahu e cilësoi si “një luftë qytetërimi kundër barbarizmit”.

“Nuk është vetëm lufta jonë, është edhe e juaja. Është një luftë qytetërimi kundër barbarizmit”, u shpreh kryeministri izraelit.

Ai shtoi se është i bindur që nëse Hamas nuk do të mposhtet nga Izraeli, atëherë ai do të shtrihet përtej përtej Lindjes së Mesme.

“Hamas nëse nuk mposhtet nga Izraeli, do të përhapet  përtej Lindjes së Mesme, në Evropë dhe SHBA. Ju do të jeni të radhës”, u shpreh Netanyahu.

Edhe një herë, pavarësisht se ishte nën presion dhe kritika në rritje nga jashtë dhe brenda vendit, Netanyahu hodhi poshtë çdo përgjegjësi për numrin në rritje të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës.

"Izraeli lufton në përputhje me ligjin ndërkombëtardhe ushtria izraelite po bën një punë shembullore në përpjekjen për të minimizuar viktimat civile," këmbënguli ai.

Çdo jetë civile e humbur është një tragjedi, pranoi ai, por përsëri fajësoi Hamasin, për të cilin tha se i pengon civilët të largohen nga zonat e operacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos