Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, Netanyahu i refuzon të gjithë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 10:59 | Bota

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, Netanyahu i refuzon të gjithë

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Gazën, duke vrarë të paktën 18 persona gjatë fundjavës. Sulmet vijojnë edhe pse Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të vendosin veto në një draft-rezolutë të re në Kombet e Bashkuara që bën thirrje për armëpushim.

Aleati kryesor i Izraelit, Uashingtoni, tha se në vend të rezolutës qe favorizon më shumë që të arrihet një marrëveshje armëpushimi dhe lirim i pengjeve, ajo synon të arrihet një zgjidhje më të gjerë për konfliktin izraelito-palestinez.

Por, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë kërkesat “absurde” të Hamasit dhe ka refuzuar thirrjet e SHBA-së dhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për një rrugë drejt shtetësisë palestineze.

Të dielën, kabineti i tij miratoi një deklaratë duke thënë se Izraeli në “mënyrë kategorike refuzon thirrjet ndërkombëtare për një marrëveshje të përhershme me palestinezët” dhe duke refuzuar njohjen e njëanshme të një shteti palestinez, i cili “do të ishte çmim i madh për terrorin” pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit që nxiti luftën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos