Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 12:19 | Bota

Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër pikë kritike, pasi Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit. Mediat shtetërore iraniane dhe ato izraelite konfirmojnë se një aeroport ushtarak në Tabriz, në veriperëndim të Iranit, është goditur, ndërsa edhe qyteti jugor i Shirazit është vënë në shënjestër.

Kjo valë e re bombardimesh vjen vetëm pak orë pas operacionit masiv të koduar “Luani në ngritje”, i cili goditi Teheranin, objektet bërthamore në Natanz dhe strukturat raketore të Iranit. Në këtë ofensivë, u vranë komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë, sipas mediave iraniane, shkruan A2 CNN.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se operacionet synojnë neutralizimin e programit bërthamor dhe kapaciteteve balistike të Iranit. Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar “hakmarrje të hidhur”, ndërsa ka nisur mbi 100 dronë drejt territorit izraelit.

Shtetet e Bashkuara janë distancuar nga sulmet, por kanë paralajmëruar Iranin të mos përfshijë bazat amerikane në reagimin e tyre. Konflikti kërcënon të zgjerohet në përmasa rajonale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos