
Ministri i Jashtëm i Libanit, Yousseff Raggi, ka thënë se “nuk ka asgjë të turpshme të negociosh me Izraelin nëse qëllimi është t’i jepet fund luftës, të rikthehen territore dhe të sigurohet një paqe e qëndrueshme.”
“Libani nuk mund të durojë më luftëra që zhvillohen në territorin e tij në emër të të tjerëve, dhe as Hezbollahu nuk mund të vazhdojë të shesë iluzionin e fitores,” ka shkruar gjithashtu Raggi në një postim në platformën X.
Marrëdhëniet e Izraelit dhe Libanit kanë vite që janë larg normalitetit, me së paku tensione permanente dhe shpeshherë me operacione ushtarake, ku kryesisht ka pasur konfrontime të IDF-së izraelite dhe organizatës ushtarako-politike, Hezbollah, e cila kontrollon kryesisht Libanin Jugor.
"Vija ndarëse" e pushtetit të Hezbollah dhe Autoritetit Libanez, të mbështetur ndërkombëtarisht është Bejruti dhe tensionet me shtetin izraelit kanë ndodhur dhe vazhdojnë të prodhojnë dhunë për shkak edhe të mbështetjes iraniane ndaj Hezbollah. (A2 Televizion)