
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria “do të veprojë” në rast se qeveria libaneze nuk përmbush detyrimet e saj në kuadër të marrëveshjes.
Një armëpushim 10-ditor hyri në fuqi në Liban të enjten në mbrëmje. Sipas marrëveshjes, Libani është angazhuar të ndërmarrë “hapa domethënës” për të parandaluar sulmet, operacionet dhe aktivitetet armiqësore nga Hezbollah dhe grupe të tjera të armatosura jo-shtetërore kundër objektivave izraelite.
Megjithatë, sulmet e reja të Izraelit dhe krijimi i një kufiri ushtarak të ngjashëm me “Vijën e Verdhë” në Gaza po hedhin dyshime mbi zbatimin e marrëveshjes.
“Çdo ndërtesë apo rrugë në Liban që dyshohet se përmban mjete shpërthyese duhet të shkatërrohet për të mbrojtur ushtarët tanë,” shtoi Katz. (A2 Televizion)