Izraeli: Pas pauzës, lufta do të vazhdojë me fuqi të plotë

Nga Rosalba Bejdo
27 Nëntor 2023, 10:15 | Bota

Teksa armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, ka hyrë në ditën e katërt dhe të fundit, ka shpresën se pauza në luftime mund të zgjatet më tej. Grupi militant që udhëheq Rripin e Gazës kërkon që armëpushimi të vijojë, dhe premton të rrisë numrin e pengjeve të liruara.

Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se po punonte për një mundësi të tillë, në mënyrë që më shumë pengje të liroheshin dhe më shumë ndihma të hynin në rripin e Gazës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi se marrëveshja fillestare mund të zgjatet, por se operacionet izraelite do të rifillonin me fuqi të plotë pas përfundimit të armëpushimit.

“Po diskutohet mundësia e lirimit çdo ditë shtesë 10 pengje të tjera, por unë i thashë presidentit amerikan, Joe Biden, se në fund të armëpushimit ne do të kthehemi operacioneve me fuqi të plotë, deri në përmbushjen e qëllimeve tonë; eliminimi i Hamasit dhe sigurisht lirimi i të gjitha pengjeve”, tha Benjamin Netanyahu.

17 pengje të tjerë, liruan në ditën e tretë të armëpushimit, në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë. Gjatë 72 orëve, Hamasi ka liruar një total prej 58 pengjesh, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të 117 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. 13 izraelit, 3 tajlandezë dhe një person me nënshtetësi ruse u transferuan me sukses nga Gaza drejt Izraelit, ditën e diel. Mes të liruarve, ishte edhe 4-vjeçarja amerikano-izraelite Abigeil Idan, e cila siç tha presidenti Biden, kishte dëshmuar vrasjen e prindërve të saj nga Hamasi, gjatë masakrës së 7 tetorit.

E mitura është dërguar për kontrolle në spital, teksa gjyshi i saj thotë se nuk e beson dot që ajo është rikthyer, dhe falënderon presidentin amerikan për ndihmën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos