Një anije tregtare me flamur Komoros me 14 persona në bord është fundosur në brigjet e ishullit grek të Lesbos, në verilindje të Egjeut, në rrethana të paqarta.
Anëtarët e ekuipazhit përfshijnë 11 shtetas egjiptianë, një indian dhe dy sirianë.
Gjatë kontrollit, një helikopter identifikoi dhe nxori të gjallë një anëtar të ekuipazhit, i cili u dërgua në spitalin e Mytilene.
Roja Bregdetare Greke po përpiqet të gjejë 13 personat e zhdukur në det, me mbështetjen e forcave detare dhe ajrore.
Ndërkohë, që paraprakisht mendohet se anija është përfshirë nga një stuhi dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritetet, por pa mundur ta përballojë atë.
Anija mendohet se transportonte kripë dhe ishte nisur nga Egjipti, me destinacion Stambollin. (A2 Televizion)