Ngjarje makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 07:54 | Bota

Ngjarje makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në

Një ngjarje makabër është regjistruar fundjavën që lamë pas në Francë, ku një 41-vjeçar mendohet të ketë vrarë 3 vajzat e tij të mitura.

Krimi që ka shokuar opinionin francez ka ndodhur në Alfortville, në periferi të Parisit, ku për pasojë humbën jetën 3 vajza 4 deri në 11 vjeç, teksa autori më pas është vetëdorëzuar tek autoritetet dhe ka rrëfyer masakrën.

Mësohet se 41-vjeçari ishte dënuar më herët me 18 muaj burg për dhunë në familje, pasi kishte rrahur partneren me sende të forta, por ishte liruar me kusht.

Ai kishte vuajtur dënimin e më pas ishte liruar dhe nga 28 gushti nuk ishte më në shërbim prove. Sipas çifti më pas ishte ndarë dhe kishin një marrëveshje të alternuar për kujdestarisë e vajzave.

Për momentin, 41-vjeçari ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhet aktualisht nëna e vajzave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos