Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë që prodhon tanke në Rusi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 09:11 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë ruse, e cila prodhon motorë për tanket dhe automjetet e blinduara ushtarake të Vladimir Putinit.

Pamjet e shpërthimit në uzinën në Chelyabinsk, e cila ndodhet në malet Ural pranë kufirit me Kazakistanin, janë bërë menjëherë virale në internet. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë arsye për shkakun e shpërthimit, megjithatë, që pas nisjes së luftës në Ukrainë, shumë fabrika ruse që prodhojnë armatime janë goditur nga dronë kamikazë të ngritur nga Ukraina.

Kjo fabrikë është furnizuesi kryesor për motorët e tankeve T-72, T-90 Proryv, BMPT Terminator. Gjithashtu, që pas nisjes së luftimeve, ajo po përdorej për riparimin e mjeteve ushtarake të dëmtuara gjatë luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos