Jep dorëheqjen kryeministri Keir Starmer

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 10:42 | Bota

Jep dorëheqjen kryeministri Keir Starmer

Keir Starmer ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe dhe udhëheqës i Partisë Laburiste. Lajmi është bërë me dije përmes një deklarate në “10 Downing Street”, ku Starmer u shpreh se “do të vendos të parin vendin, të cilin e dua”, shkruan A2CNN.

Starmer falënderon “bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Vic”, duke e përshkruar atë si një “mbështetje të palëkundur”. Ai gjithashtu thotë se dëshiron të jetë “babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”.

Starmer thotë se do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar një tranzicion të rregullt të pushtetit dhe do t'i japë pasardhësit të tij mbështetjen e tij të plotë. Starmer po ashtu bëri me dije se këtë mëngjes kishte biseduar me Mbretin për ta informuar në lidhje me vendimin.

Përpara se të njoftonte dorëheqjen e tij, Starmer tha se trashëgoi një parti që ishte "politikisht, financiarisht dhe moralisht e falimentuar". Po ashtu Starmer u shpreh se transformoi partinë duke hequr helmin e antisemitizmit, si dhe rivendosi besimin  në ekonomi, mbrojtje dhe sigurinë kombëtare.

Dorëheqja e Starmer vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje brenda Laburistëve, ku së fundmi ka pasur thirrje të vazhdueshme për ndryshm lidershipi, si dhe përçarje të dukshme në qeveri. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos