"Jerusalemi është kauza jonë!", protesta masive në Stamboll kundër vrasjes së Haniyeh

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 15:48 | Bota

"Jerusalemi është kauza jonë!", protesta masive në

Mijëra protestues pro-palestinezë kanë marshuar nëpër rrugët e Stambollit për të protestuar kundër vrasjes nga Izraeli të Ismail Haniyeh në Iran. Demonstruesit mbanin postera me fotot dhe pankartat e Haniyeh ku shkruhej: "Dëshmor Haniyeh, Jerusalemi është kauza jonë dhe rruga juaj është rruga jonë!".

Protestuesit brohorisnin nën thirrjet: "Vrasës Izrael, largohu nga Palestina!", "Mijëra përshëndetje nga Stambolli për rezistencën në Gaza", si dhe valëvitnin flamuj turq dhe palestinezë gjatë marshimit në lagjen Fatih të Stambollit.

Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian, Teheran, në një sulm izraelit që nxiti kërcënime për hakmarrje ndaj Izraelit dhe krijoi shqetësime të mëtejshme se lufta e Tel Avivit në Gazën e rrethuar po shndërrohej në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Megjithëse sulmi supozohej gjerësisht se ishte kryer nga Izraeli, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk mori përgjegjësi. Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi atentatin në Teheran dhe tha se vrasja nuk do të thyente vullnetin e palestinezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos