Sipas llogarive të publikuara nga auditori publik francez, një darkë e për të mirëpritur Mbretin e Britanisë së Madhe Charles III në Paris, shtatorin e kaluar, i kushtoi zyrës së presidentit francez gati 475 000 euro. Darka luksoze në Pallatin e Versajës, ku morën pjesë rreth 180 të ftuar ndikoi drejpërdrejtë në buxhetin e Pallatit Élysée. Darka shtetërore përfshinte shpenzime prej më shumë se 166 000 euro për kateringun dhe 42 000 euro për pije, ndërsa kostot e tjera përfshinin mobiljet, lulet dhe dekorimin e tavolinave.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, morën pjesë në banket si pjesë e një vizite shtetërore treditore në Francë, e cila ishte shtyrë nga fillimi i vitit 2023 për shkak të protestave në Paris. Gjatë udhëtimit, Mbreti Charles vlerësoi "marrëdhëniet e domosdoshme" midis Mbretërisë së Bashkuar dhe fqinjit të saj në një fjalim historik në dhomën e senatit francez.
Mick Jagger, Hugh Grant dhe ish-menaxheri francez i futbollit Arsene Wenger ishin ndër fytyrat e famshme në darkën shtetërore, që u mbajt në Sallën e Pasqyrave 73 metra të gjatë të Versajës. Zyra e auditimit paralajmëroi se do të duhet të ndërmerren përpjekje të rëndësishme për të rivendosur dhe mbajtur ekuilibrin financiar të presidencës. U vu në dukje se një darkë tjetër shtetërore, e shtruar për kryeministrin indian Narendra Modi, vitin e kaluar, në Luvër, arriti në shifrën 412 000 euro. (A2 Televizion)