Papa Leoni dënoi përdorimin e forcës si mjet për të arritur qëllime diplomatike, teksa mbajti një fjalim si rrallë herë me tone të ashpra mbi politikën e jashtme. I pari Papë amerikan, paralajmëroi se dobësia e organizatave ndërkombëtare përballë konfikteve globale ishte shqetësuese, raporton a2 CNN.
“Një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensus mes të gjitha palëve po zëvendësohet nga diplomacia e bazuar tek forca. Lufta është rikthyer në modë dhe një zell për luftën po përhapet”, tha Papa Leoni për 184 ambasadorët e akredituar në Vatikan, shkruan A2 CNN.
Duke ju referuar kapjes së presidentit Nikolas Maduro nga forca amerikane, me urdhër të presidentit Trump, Papa u kërkoi qeverive rreth botës të respektojnë vullnetin e popullit venezuelian.
Sipas tij, kombet duhet mbrojnë të drejtat civile dhe njerëzore të qytetarëve të këtij vendi. Komentin ishin pjesë e atij që shpesh cilësohet si fjalimi mbi gjendjen e botës nga Papa. (A2 Televizion)