“Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”, në qershor votohet referendumi për kufizimin e popullsisë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 08:07 | Bota

“Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”, në

Më 10 qershor, qytetarët e Zvicrës do të votojnë në një referendum që synon kufizimin e popullsisë rezidente në maksimum 10 milionë banorë. Nisma është promovuar nga Unione Democratica di Centro (UDC), parti e djathtë e cila mban sloganin “Jo një Zvicër me 10 milionë”.

Sipas propozimit, nëse popullsia kalon pragun prej 9.5 milionë banorësh, qeveria dhe parlamenti do të detyrohen të vendosin kufizime për hyrjet e reja në vend, përfshirë azilkërkuesit dhe bashkimet familjare. Aktualisht, Zvicra ka rreth 9.1 milionë banorë, shkruan A2 CNN.

Mbështetësit e referendumit argumentojnë se rritja e shpejtë e popullsisë, pesë herë më e lartë se mesatarja e vendeve përreth BE-së në dekadën e fundit, ka rritur çmimet e qirave dhe ka ushtruar presion mbi infrastrukturën dhe shërbimet publike. Rreth 27% e banorëve aktualë nuk kanë shtetësi zvicerane.

Megjithatë, kundërshtarët e këtij referendumi paralajmërojnë për rrezikun potencial të paralizimit të ekonomisë dhe rrezikimit të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të personave, një element thelbësor për ekonominë dhe punësimin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos