NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2026, 23:10 | Bota

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin:

NATO po krijon një trampolinë për agresion ushtarak përgjatë kufijve rusë dhe bjellorusë. Është alarmi që ngre Rusia, përmes  Sekretarit të Këshillit të Sigurisë, Sergei SHoigu.

"Instrumentet kryesore për sigurimin e stabilitetit strategjik janë shkatërruar dhe ky nuk është faji ynë. Është rezultat i veprimeve të qëllimshme dhe sistematike nga vendet perëndimore", tha ai në një intervistë për mediat ruse, shkruan A2 CNN.

Shoigu paralajmëroi  shtim të pranisë ushtarake të NATO-s pranë kufijve Rusi dhe Bjellorus.

"Vendet evropiane kanë nisur rrugën e militarizimit, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike. Prania ushtarake e NATO-s po rritet dhe numri i provokimeve në ajër dhe në det po rritet gjithashtu", shtoi më tej Shoigu. Zyrtari rus kërkoi që të punohet në mënyrë aktive për zhvillimin e forcave dhe mjeteve të sistemit të sigurisë kolektive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos