Joe Biden ka vendosur që të tërhiqet nga gara për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti amerikan ka njoftuar me anë të një letre të postuar në "X" se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
81-vjeçari shkruan: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që t’ju shërbeja si President. Edhe pse kisha ndërmend që të kërkoja një tjetër mandat, mendoj se është në të mirën e partisë sime dhe vendit tim që unë të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrimeve të mia si President deri në fund të mandatit aktual”.
Joe Biden theksoi se gjatë javës do të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me vendimin e tij".
Në letrën e postuar në rrjetin social "X", Biden shton se do të mbështesë Kamala Harris që ta zëvendësojë atë.
My fellow Democrats, I have decided not to accept the nomination and to focus all my energies on my duties as President for the remainder of my term. My very first decision as the party nominee in 2020 was to pick Kamala Harris as my Vice President. And it’s been the best… pic.twitter.com/x8DnvuImJV
— Joe Biden (@JoeBiden) July 21, 2024
“Sot dua t’i ofroj mbështetjen time të plotë Kamalës që të jetë kandidatja e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha që të bashkohemi dhe të mundim Trumpin”, shkruan Joe Biden.
— Joe Biden (@JoeBiden) July 21, 2024
(A2 Televizion)