Rusia bombardon Poltavën, raportohen të plagosur, ndërpritet energjia

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 17:39 | Bota

Rusia bombardon Poltavën, raportohen të plagosur, ndërpritet

Një sulm me raketa ruse në rajonin lindor të Poltavës në Ukrainë la të paktën 12 persona të plagosur dhe dëmtoi linjat e energjisë elektrike, duke ndërprerë furnizimin për mbi 55,000 konsumatorë.

Mes të plagosurve ishin edhe dy fëmijë. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur viktima, por ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të rrënojave për viktima të mundshme.

Sulmi dëmtoi disa ndërtesa të larta, ndërsa zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për shuarjen e zjarreve dhe për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos