Kamioni përplaset me një avion, kaos në aeroportin e Parisit

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 17:10 | Bota

Një kamion është përplasur me një avion të kompanisë easyJet në pistën e aeroportit Paris Orly, duke shkaktuar kaos në udhëtimet ajrore.

Incidenti ndodhi herët mëngjesin e së hënës, kur një kamion tip “Scania” u përplas me pjesën e pasme të një Airbus A320, i cili ishte planifikuar të kryente gjashtë fluturime gjatë ditës.

Pamjet dramatike tregojnë dëmtime të mëdha në trupin e avionit, ndërsa xhami i përparmë i kamionit është thyer nga goditja. Sipas burimeve, dyshohet se shoferi i mjetit mund të ketë shtypur aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave, duke bërë që kamioni të përplaset me avionin.

Pasi incidenti u raportua, në vendngjarje mbërritën automjetet e emergjencës, ndërsa kompania easyJet nisi menjëherë një hetim për shkaqet e aksidentit. Avioni është tashmë i bllokuar për kontrolle të rrepta sigurie, duke sjellë ndërprerje të mëdha në itinerarin e fluturimeve.

Një zëdhënës i kompanisë easyJet deklaroi se në momentin e përplasjes avioni ishte i parkuar dhe nuk kishte pasagjerë në bord. Ngjarja pritet të shkaktojë një faturë mbi 100,000 mijë euro dhe ka ngjallur shqetësim të madh në radhët e udhëtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos