Nuk kanë të ndalur aktet e dhunës, vrasjet dhe kërcënimet gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në Meksikë.
Një kandidat për kryetar bashkie është ekzekutuar nga persona të armatosur në ditën e fundit të fushatës në Cojuca de Benitez.
Alfredo Cabrerai është kandidati i 24-të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës.
Sipas zyrtarëve, këto atentate vijnë për shkak se kartelet e drogës dhe bandat e tjera kërkojnë të imponojnë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme.
Ata caktojnë një kandidat dhe u bëjnë të ditur të tjerëve se nuk kanë të drejtë të marrin pjesë, duke i kërcënuar se do t’i ekzekutojnë nëse nuk i binden urdhrave të tyre.
Zgjedhjet e së dielës në Meksikë, pikërisht për shkak të akteve të dhunës, kanë detyruar autoritetet të dislokojnë në terren 27 000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë. (A2 Televizion)