Kapet pensionisti që shpërndante drogë, i dënuar më parë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 09:14 | Bota

Kapet pensionisti që shpërndante drogë, i dënuar më

Një pensionist 74-vjeçar nga Surbo i Leçes në Itali është arrestuar nga policia me akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kanë qenë denoncimet e qytetarëve që kanë vënë policinë në gjurmët e shpërndarësit të moshuar.

Gjatë kontrolleve në banesë atij iu gjetën rreth njëzet doza kokainë, së bashku me gjithçka që duhej për të peshuar dhe përgatitur drogën.

Sipas të dhënave, i moshuari kishte qenë i dënuar me herët për vepra të ndryshme penale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos