
Në kategorinë deri në 75 kilogramë, Çalja ishte i pakonkurrueshëm në stilin e shkëputjes. Ai e nisi garën me 147 kilogramë, ngriti 152 në provën e dytë dhe në tentativën e tretë çoi në pedanë 154 kilogramë. Një ngritje perfekte që i siguroi medaljen e artë, por edhe rekordin e ri të Lojërave Mesdhetare.
Por festa kuqezi në peshëngritje nuk u ndal këtu.
Enkileda Carja siguroi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 100 kilogramë dhe duke u ngjitur në podiumin e Tarantos.
Pas suksesit historik të mundjes, ku Shqipëria siguroi medaljen e artë me Islam Dudaev, tashmë radha i vjen edhe peshëngritjes për të sjellë medalje në shtëpi nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Nga tapeti i mundjes te pedana e peshëngritjes, Shqipëria po shkruan një histori të bukur në Taranto!
Taranto feston, ndërsa flamuri shqiptar ngrihet edhe një herë në podium! (A2 Televizion)