Katër viktima nga tornadot nga SHBA

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 19:57 | Bota

Katër viktima nga tornadot nga SHBA

Të paktën katër persona humbën jetën pasi dhjetëra tornado përfshinë jugun e SHBA-së, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Gjatë fundjavës, rreth 40 tornado u raportuan në Teksas, Karolinën e Veriut, Luiziana, Xhorxhia dhe Arkansas.

Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves tha se një nga dy vdekjet në shtet kishte ndodhur në Adams County, rreth 148 km në perëndim të qytetit të Jackson.

Vdekja e dytë ndodhi në kontenë Lowndes në kufirin e shtetit me Alabama. Të paktën dhjetë persona u plagosën në të gjithë shtetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos