
Kryeministri britanik Keir Starmer po shqyrton mundësinë e dorëheqjes, ndërkohë që po thellohet kriza politike brenda mazhorancës laburistë, raporton “Daily Mail”.
Starmer u bë kryeministër pasi udhëhoqi laburistët drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024. Megjithatë, më pak se dy vite më vonë, qeveria e tij po përballet me rënie të mbështetjes publike, përçarje të brendshme dhe presion në rritje pas rezultateve të dobëta të partisë në zgjedhjet e fundit lokale.
Në artikull citohet një ministër të kabinetit, emri i të cilit nuk u bë publik, të ketë thënë se Starmer “e kupton realitetin politik” dhe po shqyrton organizimin e largimit të tij sipas kushteve të veta.
“Ai e kupton se kaosi aktual është i paqëndrueshëm. Thjesht dëshiron ta bëjë këtë në mënyrë dinjitoze dhe sipas zgjedhjes së tij. Do të përcaktojë një afat kohor”, tha më tej burimi, shkruan A2CNN.
Sipas gazetës, ende nuk është e qartë se kur mund të vijë një njoftim i tillë.
Presioni ndaj Starmer u shtua pasi katër ministra të rinj dhanë dorëheqjen të hënën. Më shumë se 80 deputetë laburistë kanë kërkuar privatisht ose publikisht largimin e kryeministrit, megjithëse mbi 100 deputetë dhe ministra të nivelit të ulët firmosën më pas një deklaratë ku thuhej se “nuk është koha për një garë për udhëheqjen”.
(A2 Televizion)