Kërkohet evakuimi i palestinezëve, Izraeli vret Salah, shefin politik të Hamasit në Gaza

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 09:03 | Bota

Një sulm ajror izraelit vrau një anëtar të lartë të byrosë politike të Hamasit në Khan Younis, në jug të Gazës. Këtë e raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime palestineze.

Mediat pro-Hamasit thonë se një sulm ajror vrau Salah al-Bardaëeel. Në sulm vdiq edhe gruaja e tij. Më shumë liderë të Hamasit thuhet se janë ndër viktimat e sulmeve të rifilluara të Izraelit në Gaza.

Ndërkohë, Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve që të largohen nga një lagje e Rafah, në jug të Gazës, me gjasë në pritje të një sulmi.

Sakaq, dy protestues u arrestuan në Jerusalem pas përleshjeve gjatë një demonstrate ku u kërkua lirimi i pengjeve jashtë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos