Përplasen grupet rivale në New Mexico, 3 viktima dhe 15 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 07:57 | Bota

Përplasen grupet rivale në New Mexico, 3 viktima dhe 15 të

3 persona mbetën të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë mes dy grupeve rivale në një ekspozitë të paligjshme makinash në shtetin amerikan të New Mexico.

Të shtënat ndodhën në Young Park në qytetin e Las Cruces, rreth orës 22:00 me orën lokale.

“Nuk ka pasur arrestime apo askënd të arrestuar”, por departamenti po kërkonte pista, tha shefi i policisë së Las Cruces, Jeremy Story në një konferencë për shtyp.

“Ka pasur një sherr mes dy grupeve dhe ajo përleshje u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri” tha Story. “Disa persona të tjerë u plagosën gjithashtu nga zjarri i kryqëzuar.”

Rreth 50-60 gëzhoja plumbash nga pistoletat u gjetën në vendngjarje, tha policia, duke shtuar se vendi i krimit ishte i madh dhe rreth 200 njerëz kishin qenë në park. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos