Arrestimi i kryebashkiakut, nuk ndalen protestat në Stamboll, qindra arrestime

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 07:32 | Bota

Arrestimi i kryebashkiakut, nuk ndalen protestat në Stamboll, qindra

Protestat janë ndezur për natën e katërt në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, në demonstratat më të mëdha që vendi ka parë në më shumë se një dekadë.

Ekrem Imamoglu, një rival i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, u arrestua të mërkurën, disa ditë përpara se të zgjidhej si kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2028.

Imamoglu u paraqit në një gjykatë të Stambollit të shtunën dhe prokurorët kërkuan arrestimin e tij zyrtar me akuza për terrorizëm dhe korrupsion. Ai i mohoi akuzat.

Në një reagim për situatën e krijuar, presidenti Erdogan dënoi trazirat dhe akuzoi Partinë Popullore Republikane (CHP) të opozitës për përpjekje për të "turbulluar paqen dhe polarizuar popullin turk".

Incidente u shënuan gjatë manifestimit që nisi në bashkinë e Stambollit, ku policia hodhi gaz lotsjellës pa fund për të shpërndarë turmën, ndërkohë që sheshet u mbushën me njerëz dhe në Ankara e Izmir.

Deri në këto momente më shumë se 400 persona janë arrestuar në protesta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos