All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kërkoi të divorcohej, 36-vjeçarja masakrohet 200 herë me thikë nga ish-partneri

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 11:15 | Bota
All - Paragraf - 1

Kërkoi të divorcohej, 36-vjeçarja masakrohet 200 herë me

Qyteza e Knock në Belgjikë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, teksa një 36-vjeçare, me profesion infermiere, u gjet e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku në shtëpinë e saj.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave të huaja, infermierja është goditur 200 herë me thikë. Për ngjarjen tragjike është arrestuar ish-partneri i viktimës, një 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Mësohet se, Veronique ishte në një lidhje me autorin prej rreth dy vitesh. Megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të divorcohej prej tij.

Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte. Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video.

All - Paragraf - 6

Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ndërsa ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos