I ngacmoi të dashurën njërit prej tyre, egjiptianët masakrojnë me thikë 30-vjeçarin shqiptar në qendër të Athinës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 14:55 | Kronikë
I ngacmoi të dashurën njërit prej tyre, egjiptianët

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, teksa është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Athinës, ku 30-vjeçari shqiptar është vrarë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani.

Atë e kanë rrahur në qendër të kryeqytetit grek me shkopinj e po kështu e kanë goditur me thika. Më tej, ai është transportuar për në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë, raportojnë mediat greke.

Në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë. Hetuesit kanë lëshuar gjashtë urdhërarreste dhe pasditen e së premtes janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos