Kërkoi urdhërarrest për Netanjahun, Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miraton sanksione për Gjykatën Penale

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 08:21 | Bota

Kërkoi urdhërarrest për Netanjahun, Dhoma e

Dhoma e përfaqësuesve amerikanë, me shumicë republikane, ka miratuar një masë që parashikon sanksione për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në lidhje me urdhrin e arrestit kundër kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu.

Masa u miratua me 247 vota pro dhe 155 kundër, me 42 demokratë që votuan me republikanët për miratimin e masës.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë ka lëshuar urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Urdhërarreste u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinwar, MohammedAl-Masri dhe Ismail Haniyeh.

Sipas kryeprokurorit të kësaj gjykate, Karim Khan, ka baza të forta për të besuar se të pestë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj izraelit dhe luftën që pasoi në Rripin e Gazës.

Krimet përfshijnë shkaktim të vdekjeve nga uria të civilëve si metodë lufte, shkaktim i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha, plagosje të rënda, trajtim mizor, vrasje dhe shënjestrimi i qëllimshëm i popullsisë civile.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kritikoi përpjekjet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhërarreste me akuza për krime lufte për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

Ndërsa Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos