Me më pak se dy javë para inaugurimit të Donald Trump, ka një fokus në dukje në rritje në rolin e tij të mundshëm në formësimin e rezultatit të luftës në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, menjëherë pasi Kremlini komentoi pretendimin e Trump se po organizohej një takim me Vladimir Putin, burimet nga Kievi zyrtar tregojnë se qeveria e Presidentit Volodymyr Zelensky pret komunikim të rëndësishëm me administratën e re amerikane sapo republikani të marrë detyrën.
Ministria e Jashtme e Kievit tha sot se Ukraina gjithashtu priste një takim midis Trump dhe Zelenskyt, shkruan A2 CNN.
“Ne presim një takim mes Presidentëve tanë, sepse për ne gjëja kryesore është të punojmë së bashku me Amerikën”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Heorhii Tykhyi.
Kujtojmë se Trump ka premtuar se do i japë një zgjidhje të menjëhershme konfliktit në Ukrainë, menjëherë sapo të vij në pushtet.
Mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas agresionit të pajustifikuar të nisur nga Rusia ndaj fqinjit të saj perëndimor. (A2 Televizion)