Kim Jong Un puth fëmijët e ushtarëve të rënë në Rusi, u premton “një jetë të bukur”

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 14:32 | Bota

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka premtuar “një jetë të bukur” për familjet e ushtarëve që humbën jetën duke luftuar për Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Televizioni shtetëror tregoi Kim-in duke mbajtur një fjalim të premten (29 gusht), gjatë një takimi me familjet e ushtarëve të vrarë, shkruan A2 CNN. Sipas agjencisë shtetërore KCNA, ai shprehu “dhimbjen që nuk arriti të shpëtonte jetët e çmuara” të atyre që sakrifikuan për nderin e vendit.

Pamjet treguan gjithashtu Kim-in duke u puthur fëmijët e ushtarëve të vrarë e duke u dhënë familjeve të pikëlluara fotografi të ushtarëve, teksa shumë prej tyre shpërthyen në lot. Ky ishte homazhi më i fundit për trupat që pësuan humbje të mëdha në rajonin Kursk të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.

Vendosja e trupave koreano-veriore në Rusi u pranua publikisht vetëm në prill, pas muajsh heshtjeje, nga vetë Kim dhe presidenti rus Vladimir Putin. Të dy pritet të takohen këtë javë në Kinë, në një paradë ushtarake për përkujtimin e kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Kjo do të jetë takimi i tretë mes tyre në dy vitet e fundit, në një kohë kur aleanca ushtarake mes dy vendeve po forcohet ndjeshëm.

Deri më tani, as Moska dhe as Peniani nuk kanë bërë publike shifrat zyrtare të dislokimit apo humbjeve. Megjithatë, sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, rreth 600 nga 15000 trupat koreano-veriore të dërguara në Rusi janë vrarë në front. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos