Pesë persona humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Pakistanin verior. Helikopteri u rrëzua në distriktin Diamer të rajonit Gilgit-Baltistan, duke vrarë dy pilotët dhe 3 anëtarët e ekuipazhit.
Helikopteri u përdor për misione shpëtimi dhe humanitare pas shirave dhe përmbytjeve të fundit në rajon. Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e aksidentit dhe filluan operacionet e shpëtimit.
Nuk kishte informacione të menjëhershme mbi shkakun e rrëzimit, megjithëse një zëdhënës i qeverisë përmendi një “defekt teknik”.
“Helikopteri i Ushtrisë Pakistaneze u rrëzua të hënën në mëngjes në fshatin Hudur, Lugina Thor, Distrikti Diamer. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Faizullah Faraq, aksidenti ndodhi gjatë uljes për shkak të një defekti teknik, duke rezultuar në martirizimin e dy pilotëve dhe tre anëtarëve të ekuipazhit”, thuhet në një postim në X.
(A2 Televizion)