
Kryeministri kinez Li Qiang është takuar në Pekin me princin e kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, Li Qiang tha se Kina është e gatshme të forcojë bazën e bashkëpunimit energjetik me Emiratet dhe të eksplorojë mundësi të reja në fushat e ruajtjes së energjisë, hidrogjenit dhe automjeteve me energji të re.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe që të “marrin masa të forta për të garantuar sigurinë e qytetarëve, institucioneve dhe projekteve kineze” në vend, në kontekstin e luftës SHBA-Izrael në Iran. Kina, shtoi ai, do të vazhdojë të japë kontribut konstruktiv për t’i dhënë fund konfliktit. (A2 Televizion)