Raportohet se një dron izraelit hodhi granatë mbi ekipet e shpëtimit që po nxirrnin gazetaren e plagosur

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 19:06 | Bota

Raportohet se një dron izraelit hodhi granatë mbi ekipet e

Një burim ushtarak libanez i ka thënë Al Jazeera-s se forcat izraelite kanë shënjestruar punonjësit e Kryqit të Kuq dhe kanë penguar kërkimet për gazetaren e zhdukur Amal Khalil, pas sulmeve në jug të vendit.

Sipas një zyrtari të lartë ushtarak libanez, pa u identifikuar, një dron izraelit ka hedhur një granatë mbi ekipet e shpëtimit që po përpiqeshin të nxirrnin një gazetare të plagosur nga rrënojat në jug të Libanit, raportoi agjencia Reuters.

Zyrtari shtoi se ushtria libaneze ka kërkuar nga ushtria izraelite, përmes një mekanizmi të ndërmjetësuar nga SHBA, që të lejojë ekipet e shpëtimit të arrijnë dhe të nxjerrin gazetaren e plagosur.

Ndërkohë, fati i gazetares tjetër të zhdukur mbetet ende i paqartë pas sulmeve në qytetin At-Tiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos