Negociatori kryesor i Iranit: Hapja e Ngushticës së Hormuzit “e pamundur” mes shkeljeve të armëpushimit

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 19:04 | Bota

Negociatori kryesor i Iranit: Hapja e Ngushticës së Hormuzit “e

Kryetari i Parlamentit iranian dhe njëherazi negociatori kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se hapja e Hormuzit është “e pamundur” në kushtet aktuale, duke akuzuar për shkelje të armëpushimit.

“Në një postim në platformën X, ai u shpreh: “Një armëpushim i plotë ka kuptim vetëm nëse nuk shkelet përmes bllokadës detare dhe ‘marrjes peng të ekonomisë botërore’, si dhe nëse ndalet nxitja e luftës nga zionistët në të gjitha frontet”.

Ghalibaf theksoi më tej se Irani nuk do të tërhiqet përballë presionit: “Rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur me një shkelje kaq flagrante të armëpushimit. Ata nuk i arritën qëllimet e tyre përmes agresionit ushtarak dhe nuk do t’i arrijnë as përmes bullizmit. E vetmja rrugë përpara është njohja e të drejtave të popullit iranian”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos